Guardiola i kundërpërgjigjet Callejonit: Barcelona nuk ankohet te referët!
Tekniku katalanas ka insistuar se Barcelona nuk ankohet në vendimet e referëve kundër ekipit të tij.
Pep Guardiola iu është kundërpërgjigjur kritikave që Jose Callejon i ka bërë Messit dhe Xavit në lidhje me kritikat e referëve.
” Barcelona nuk ankohet te referët” ka thënë Guardiola para gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Valencias.
” Por është dicka tjetër kur lojtari thotë se në këtë apo atë rast mund të kishim fituar penallti”.
” Nëse dikujt kjo i duket si ankesë, atëherë në rregull pra, ne ankohemi!”.
” Me të vërtetë ndihem i frustruar kur referët bëjnë gabime të cilat na dëmtojmë, por pastaj ndalem e them…Ata mund të gabojnë. Një herë tjetër ata mund të bëjnë një gabim në favor tonin”.
Guardiola nuk pranon assesi të heq dora nga shpresat për kampionatin spanjoll.
” Dua tua bëjë me dije, se do të bëjmë gjithcka që është e mundur që të fitojmë cdo titull” ka përfunduar Guardiola.


