Home » Futboll »

Isaac Cuenca vazhdon kontratën me Barcelonën

 
 

Talenti katalunas Isaac Cuenca edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2015-të.

Gjatë nënshkrimit të kontratës, përveq Isaac Cuencas dhe presidentit Sandro Rosell,të pranishëm ishin edhe Antoni Zubizareta,Josep Maria Bartomeu dhe agjenti i lojtarit Josep Maria Orobitg.

Gjithashtu lojtari ka ndryshuar edhe numrin në fanellë. Tash e tutje ai do të bartë numrin 23.

Pas nënshkrimit të kontratës Isaac Cuenca deklaroi se ishte shumë i lumtur që arriti të bëhet pjesë e ekipit të parë të klubit të tij të zemrës, Barcelonës.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!