Lucho Gonzales kthehet në Porto
Plejmejkeri argjentinas Lucho Gonzales është rikthyer në klubin ku kaloi një pjesë të karrierës së tij, Porto.
Porto e ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së re me Gonzales, pasi ka siguruar shërbimet e lojtarit si transfer i lirë.
Gonzales ka firmosur kontratën e cila do ta lidhë me Porton per dy vite e gjysmë.
Më herët Lucho Gonzales kishte luajtur në Porto, ku për 111 ndeshje kishte realizuar 31 gola.


