Massimiliano Allegri: Tevez nuk do të vijë tek Milani!

Tekniku i kuqezinjëve ka deklaruar se nuk ka më shpresa se Carlos Tevez do të arrij në Milan gjatë afatit të janarit.
” Nuk ka shansa që ai të vijë tek ne, së paku jo gjatë janarit” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Lazios, e vlefshme për kampionatin italian, Seria A.
Trajneri i Milanit u deklarua edhe në lidhje me Pipo Inzaghin, sulmuesin veteran.
” Inzaghi është i lirë të zgjedh nëse dëshiron të qëndroj apo të largohet nga Milani” përfundoi Allegri.

