Santos refuzon ofertën qesharake të Portos për Ganson!
Reprezentuesi brazilian është një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, por klubi nga Brazili e ka bërë të qartë se Ganso largohet nga Santosi vetëm nëse vjen oferta në vlerën të cilën ata e kërkojnë.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro edhe formalisht e ka refuzuar ofertën “qesharake” të Portos për Ganson.
Disa ditë më parë, gjiganti portugez kishte bërë një ofertë për Ganson, duke i ofruar Santosit 8 milion euro për lojtarin!
Por presidenti i Santosit Ribeiro ka deklaruar shkurt ” Mos vallë ata harruan të shtojnë një zero pas numrit 8-të në ofertën e tyre?!”.
” Ganso mund të largohet, por vetëm nëse dikush paguan klauzolen e tij” ka përfundar Ribeiro.


