Home » Futboll »

Thiago Motta kalon në PSG

 
 

Interi është pajtuar me Paris Saint Germain lidhur me transferin e Thiago Motta’s në kryeqytetin francez.

Të dielen Claudio Ranieri kishte deklaruar se kishte marrë garanci nga drejtuesit zikaltër se Motta nuk do të largohet.

Por sot, është vet agjenti i lojtarit që konfirmon një marrëveshje mes dy klubeve.

” Inter dhe PSG kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Thiago Motta” ka deklaruar agjenti i tij për webfaqen Tuttomercatoweb.com

” Edhe nëse kalimi i tij nuk ndodhë sot, ai do të bëhet në korrik, pasi që tanimë egziston një marrëveshje” ka përfunduar ai.

Ndërkohë në momentet e publikimit të këtij artikulli, vjen edhe konfirmimi nga klubi parisien për blerjen e Thiago Mottas.

” PSG konfirmon blerjen e Mottas nga Interi. Prezantimi i tij do të bëhet neser. Lojtari do të bartë fanellën me numrin 28. Ky prezantim do të bëhet nga drejtori i klubit Leonardo”
thuhet në komunikatën e klubit francez.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!