Home » Futboll »

Carlo Ancelotti: Kaka dhe Pato mbesin në listën e dëshirave të PSG-së

 
 

Ish trajneri i Milanit dhe Chelseas, Carlo Ancelotti ka deklaruar se klubi parisien nuk është dorëzuar në tentimet për të sjellë në Paris yjet brazilian, Kaka dhe Pato, duke bërë me dije se PSG do të bëjë përsëri oferta gjatë qershorit.

Ancelotti është shprehur se Alexandre Pato është lojtari që PSG-ja dëshiron ta sjellë gjatë verës në radhët e veta, por ka shtuar se akoma nuk ka biseduar me yllin brazilian.

” Nuk kam biseduar me Paton. Milani nuk lejoj një transferim të tij duke deklaruar se lojtari nuk është në shitje dhe ky është fundi i tregimit. Nuk kemi ndonjë paramarrëveshje me të” u shpreh Ancelotti për La Gazetta Dello Sport.

” Prioritet i yni është një sulmues i madh, por Pato nuk është i vetmi emër. Ne jemi duke ndjekur në vazhdimësi dhe sulmuesin e Internacionalit, Damiao”.

Sa i përket mesfushorit të Real Madridit, Leite Kaka, Ancelotti ka deklaruar

” Kaka nuk është prioritet i yni, por nëse Reali vendos ta shesë lojtarin atëherë do ta shohim. Ne kemi Pastore dhe Menez që e mbulojnë atë pozicion por për një lojtar si Kaka, gjithnjë dera do të jetë e hapur”.

” Gjatë verës do të bëjmë blerjet e duhura në mënyrë që të të jemi kompetitivë me ekipet e mëdha në Ligen e Kampionëve sezonin e ardhshëm” përfundoi Ancelotti.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!