Home » Futboll »

Parashikim: Chelsea – Manchester United

 
 

Kapiteni i bluve John Terry nuk është i gatshëm për derbin ndaj djajve të kuq shkaku i lëndimit në gju, derisa Wayne Rooney është rikthyer në kohë.

Lajme nga Chelsea:
Në radhët e Chelseas lajmi më i mirë është se Frank Lampard mund të luaj në këtë takim, pasi është rikuperuar nga lëndimi i cili e la jashtë lojës në dy ndeshjet e fundit të bluve të Londrës.

Ashley Cole ( i suspenduar), Ramires dhe Mikel( të lënduar) nuk do të paraqiten në këtë takim.

Skuadra e plotë e Chelsea FC: Cech, Bosingwa, Ivanovic, Luiz, Cahill, Chalobah, Hutchinson, Bertrand, Romeu, Essien, Lampard, Mata, Malouda, Meireles, Torres, Sturridge, Lukaku dhe Turnbull.

*****

Lajme nga Manchester United:
Lajme të mira vijnë nga kampi i djajëve të kuq.Kjo pasi në skuadër janë rikthyer Ashley Young i cili mungonte qe 6 javë. Gjithashtu edhe Tom Cleverley është përfshirë në skuadrën e Fergusonit. Mesfushori i ri mungonte që nga tetori i vitit të kaluar.

Wayne Rooney dhe Nani poashtu rikthehen, pasi kishin munguar në dy ndeshjet e fundit të Unitedit, shkaku i lëndimeve. David De Gea do të jetë gardian i portës, pasi që Anders Lindegaard do të qëndroj së paku një muaj jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Skuadra e plotë e Manchester United: De Gea, Amos, Smalling, Rafael, Ferdinand, Evra, Evans, Fabio, Fryers, Cole, Carrick, Cleverley, Scholes, Pogba, M Keane, Valencia, Park, Giggs, Young, Nani, Rooney, Welbeck, Berbatov dhe Hernandez.


Parashikimi ynë: Chelsea 1:1 Manchester United

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!