Roberto Mancini: Tevez mund të luaj për Cityn!

Trajneri italian u shpreh se është i gatshëm ta rikthej Tevezin në skuadër nëse ai kthehet në gjendje të mirë fizike nga Argjentina, ku ndodhet që nga fundi i nëntorit.
” Shpresoj që ai gjatë kohës sa ishte në vendlindjen e tij të jetë stërvitur, për të ruajtur gjendjen e tij fizike” tha Mancini.
” Unë kam në mendje vetëm një gjë, dua ta fitojmë trofeun e Premier Ligës, prandaj nëse ai kthehet mirë fizikisht dhe na duhet në skuadër ndihma e tij, atëherë PO, ka mundësi që të luaj përsëri” përfundoi Mancini

