Home » Futboll »

Parashikim: Barcelona – Valencia

 

Barcelona ka probleme me lëndime të disa prej lojtarëve të formacionit bazë, por marrë parasysh barazimin në ndeshjen e parë, atëherë mund të themi se katalanasit kanë një avantazh të lehtë për kalimin në finale të Kupës së Mbretit.

Pep Guardiola ende nuk e ka vendosur nëse do të inkuadroj apo jo në lojë Sergio Busquets, i cili pësoi një qarje në gju, në takimin përball Real Sociedadit.
Me gjasë mesfushori defansiv do të mungoj, duke u bashkuar David Villa, Andres Iniesta dhe Pedro të cilët mungojnë shkaku i lëndimeve.
Xavi Hernandez, Gerard Pique dhe Alexis Sanchez do ta nisin takimin në formacionin bazë, pasi qëndruan në pankinë në sfiden me Sociedadin.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Pinto; Alves, Pique, Puyol, Abidal; Xavi, Mascherano, Fabregas; Sanchez, Messi, Tello

Në kampin e Valencias, Unai Emery pritet që ti fus në lojë Ever Banega dhe Jonas, të cilët i la të pushojnë në barazimin pa gola ndaj Atetico Madridit.
Valencia duhet patjeter të shënoj gol në këtë takim, nëse dëshiron të arrij finalen, pasi që në shtëpi arriti një barazim 1:1.
Formacioni i mundshëm i Valencias (4-2-3-1): Alves; Miguel, Rami, Ruiz, Mathieu; Albelda, Banega; Piatti, Jonas, Alba; Soldado

A e keni ditur se:
Barcelona është klubi që e ka fituar më së shumti Kupën e Mbretit, plot 25 herë, derisa në dhjetë raste ka humbur në finale.

Gjiganti katalanas nuk ka humbur ndeshje zyrtare në Kamp Nou që nga shtatori i 2010-ës.

Me një kapacitet prej mbi 99 mije ulsesh, Kamp Nou është stadiumi më i madh në Evropë.

Valencia ka fituar vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit si mysafir në të gjitha garat.

Valencia nuk ka fituar në Kamp Nou në 8 vitet e fundit, fitorja e fundit ishte në tetor të vitit 2003.

Soldado është golashënuesi më i mirë i Valencias me 20 gola të shënuar gjatë këtij sezoni.


Parashikimi ynë:
Barcelona 2:1 Valencia

 
 
 

11 Komente

  1. ali says:

    mfal bundesliga nuk egziston per shqiptaret??a nuk jeni tu e pa se me interesante se liga premier osht bo a?ok kemi haru futbollin kemi barcelonen e real madritin pse te flasim per tjerat.

  2. Per 1 GOLL SJA KANI QILLLU ! 

  3. 1-2 !! ose hiq hiq ka me fitu valencia :P

  4. FC Barcelona 2-2 Valencia

  5. Bleron Raki says:

    paj nja 4 ja rras barca.

  6. Un mendoj se 3-1