Home » Futboll »

AC Milan 1:2 Juventus: Cacares godet dy her per Juventusin

 
 

Martin Caceres ishte ylli i këti takimi pasi që Juventus mundi AC Milan me rezultat 2-1 ne takimin e parë të gjysmëfinales  për Coppa Italia dhe atë në San Siro.

Caceres, në lojën e parë të tij në Juventus si huayim nga Sevilla, goditi për Bjankonerët në minutën e 53 por Stephan El Shaarawz barazoj vetëm nëntë minuta më vonë. Sidoqoftë, goditja vendimtare nga po i njejti lojtarë ishte në minutat e fundit të pjesës së dytë.

Vizitorët ishin ata të cilët bënin lojë më të mirë që në pjesën e parë duke quar lojën në Milan me stilin e zakonshëm të tyre, por pasi Marco Borriello dështoi në realizimin e dy rasteve të mira, El Shaarawz ishte ai që gjeti hapsirë në teritorin e Juventusit që në momentet e para por goditja e tij iku vetëm pak centimetra largë portes duke mos gjetur asnjë Milanez për ta futur topin në rrjetë.

Golat për Juventusin u shënuan në minutën e 53 dhe 83, ndërsa për AC Milan goli i barazimit u shënua në minutën e 62.

Rezultati e bënë Juventusin favorit për të avancuar tutje pasi që ndeshja e ardhshme është në stadiumin e Juventusit me 21 Mars, dhe duke marrë parasysh që ata nuk ka pësuar humbje në fushën e tyre deri më tani, gjasat që Milani të avanacoj tutje duken jo edhe aq të mira.

 

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!