Home » Futboll »

David Bernstein: Capello ofroi dorëheqjen, ne e pranuam!

 
 

Stuart Pearce konfirmohet timonier për miqësoren ndaj Holandës.

Presidenti i federatës angleze të futbolli, David Bernstein në një konferencë për media zbuloi disa detaje mbi takimin e djeshëm mes Capellos dhe bordit të FA-së, pas të cilit takim, tekniku italian dha dorëheqje.

” Capello u ndi i frustruar pasi që i morëm shiritin e kapitenit Terryt, duke kundërshtuar publikisht një gjë të tillë” tha Bernstein.

“Ai ofroi dorëheqje nga posti i trajnerit të kombëtares, unë dhe bordi i FA-së e pranuam” vazhdoi presidenti Bernstein.

“Synimi jonë tani është që të vendosim një anglez në krye të kombëtares, e në ndeshjen miqësore kundër Holandes, Stuart Pearce do të jetë trajner” ka përfunduar Bernstein.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!