Edhe Rio Ferdinand thotë se Harry Rednkapp duhet të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Mbrojtësi bëri me dije se gjuha ishte paksa një pengesë gjatë udhëheqjes nën Fabio Capello, kështu duke ju bashkangjitur Wayne Rooney në përkrahje të idesë se shefi i Tottenham duhet të zëvendësoj Fabio Capellon.
Menjëherë pas dorëheqjes së Fabio Capellos nga posti i manaxherit të kombëtares angleze këtë të mërkure, Ferdinand ka dal me një deklaratë duke përkrah caktimin e Harryt si trajner të kombëtares angleze duke bërë me dije se aftësia e të folurit të gjuhës angleze nga ana e trajnerit Italian ishte një pengesë gjatë udhëheqjes së tij si trajner.
“Mendoj se na duhet një trajner Anglez, nuk na duhet asgjë tjetër i humbur në përkthim,” tha Ferdinand në Twitter. “Nga të gjithë tjerët Herry Redknapp do t’ishte zgjedhja ime.”
Ferdinand nuk është i vetmi lojëtar nga United që shpalon mendimin e tij për të ardhmen e ekipit anglez pas dorëheqjes së Capellos. Wayne Rooney është një tjetër që ka përkrah Redknapp si njëriun e duhur për këtë post, gjersa Michael Owen pajtohet se trajneri i ardhshëm duhet të jetë Anglez.

