Ekskluzive: Anglezët mendojnë se janë mjeshtër të futbollit
Ish mbrojtësi i pensionuar i AC Milan, Stefano Nava, kritikon shoqatën e futbollit Anglez për dorëheqjen e Fabio Capellos duke thënë se Anglezët mendojnë se janë mjeshtër të futbollit. Ai shtonë se fajtor është Shoqata e Futbollit për vendimin që Fabio Capello ka marrë të zbret nga posti i managjerit të Anglisë.
65-vjeçari bëri të njohur vendimin e tij për dorëheqje nga posti i managjerit të Anglisë këtë të mërkure pas përplasjeve me Shoqatën e Futbollit Anglez rreth largimit të John Terryt si kapedan i skuadrës pasi ky i fundit është akuzuar për abuzim racial të lojtarit nga QPR, Anton Ferdinand vëllait të Rio Ferdinand nga Manchester United.
Nava, i cili ka luajtur nën udhëheqjen e Capellos gjatë kohës së tij në Milan, mes viteve 1992 dhe 1995, nuk ka dyshim se përgjegjësia për këtë situatë i takon shoqatës së futbollit anglez dhe shton se largimin e tij do ta ndjej Kombëtarja Angleze më vonë.
“E gjitha është faji i tyre, largimi Capellos është një humbje e madhe për Anglinë,” ka thënë Nava për goal.com.
“Është e njëjta storie si gjithnjë: Anglezët mendojnë se ata janë mjeshtërit e futbollit, dhe kjo është pasoja.”
Shoqata e Futbollit Anglez ka caktuar Stuart Pearce përkohësisht në udhëheqje të kombëtares Angleze për ndeshjen miqësore të tyre me Holandën që do të luhet këtë muaj.

