Home » Euro 2012 »

Fabio Capello jep dorëheqje gjerësa Harry Redknapp duket të zë vendin e tij

 
 

Në mënyrë senzacionale të mërkurën mbrëma Fabio Capello dha dorëheqje si managjer i Anglisë dhe kjo ndodhë mu në ditën kur bien akuzat për shmangie të taksave ndaj Harry Rednkapp duke ja bërë të mundur atij që të zë vendin e Italianit në Wembley.

Dorëheqja e Capellos vie pas një mbledhje njëorëshe me kryetarin e shoqatës së futbollit, David Bernstein. Kjo vijë pasi Capello kishte kundërshtuar vendimin për ti marr shiritin e kapedanit John Terryt.

Capello ishte i inatosur nga ky fakti ngase ndihej se e cenonte pozitën e tij dhe e kufizonte aftësinë e tij për të ndërtuar ekipin ashtu se e kishte parashikuar ai. Berstein qëllimisht e kishte përjashtuar Capellon nga vendimarrja për fatin e Terryt si kapedan i skuadrës Angleze kështu duke vënë sipër rolin e shoqatës së futbollit mbi interesat afat-shkurtër të trajnerit. Këtë të mërkure Anglia mbeti pa managjer dhe kapedan katër muaj para startit të Euro 2012.

Shoqata pritet të kërkoj nga trajneri i 21-shes, Stuart Pearce, të marrë përsipër rolin e trajnerit në ndeshjen miqësore ndaj Holandës me 29 shkurt para së të filloj kërkimi për zëvendësimin e tij.

Pozita e Capellos ishte në rrezik që nga e shtuna kur dha një intervistë për televizionin shtetëror italian gjatë të cilës protestoi ndaj vendimit të Bernsteinit për të larguar John Terry nga pozita e kapedanit të skuadrës Angleze.

Intervista sfidoj drejtëpërdrejtë shoqatën e futbollit dhe autoritetin e kryesuesit që ishte vulosur mirë pas gjykimit të shtyrë të kapedanit të Chelseas nën akuzat për abuzim racor ndaj Anton Ferdinand, gjykim që është shtyrë pas Euro 2012.

Kjo ndodhi mu në ditën kur Redknapp dhe Milan Mandaric dolën nga gjyqi të lirë pas një hetimi policor pesëvjeçar për çështje financiare.

Duke folur tek shkallët e gjykatës Redknapp përshkroi rastin si një “ankth” dhe tha se asnjëherë nuk duhej të arrinte në gjykatë. “Familja ime janë munduar shumë gjatë këtyre pesë viteve, dhe tash po iki nga e gjithë kjo e do shkoj në shtëpi, vërtetë ishte një ankth.”

Mandaric në anën tjetër tha se akuzat ishin të pabaza, “Jam i gëzuar se sot jemi dal të pafajshëm ndaj akuzave të pabaza për evazion të taksave. Është e qartë se kjo nuk duhet të arrinte gjykatën asnjëherë.

“Asnjëherë nuk kam dyshuar se e vërteta do të triumfoj, ashtu sikur nuk kam dyshuar se sistemi i drejtësisë Britaneze do të sjellë vendimin e drejtë.

Redknapp ka edhe një vit kontrat me Tottenham dhe Daniel Levy duhet të shqyrtoj nëse dëshiron ti bëj ofertë të re ati, por Levy e dinë mirë që jo çfarëdo oferte mund ta bindë atë të qëndroj si trajner i Tottenham-it.

Edhe një tjetër kandidat që ka mundësi të marr drejtimin e klubit nëse Redknapp largohet është Jose Mourinho e gjithashtu edhe David Moyes në mesin e kandidatëve Britanez.

Pas një dite plot stres në gjykatë Rednkapp mund të vendos se ndoshta është më mirë për të që mos të pranoj të drejtoj skuadrën Angleze. Kjo mbetet të shihet.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!