Home » Futboll »

Kupa e Mbretit: Fabregas dhe Xavi shtyjnë Barcelonen drejte finales me Athletic Bilbao

 
 

Barcelona 2-0 ValenciaBarcelona do të luaj finalen e Copa del Rey 2012 për të tretën herë në katër vitet e fundit dhe atë kundër Athletic Bilbao pasi mundi sonte Valencia në Camp Nou me rezultat 2-0.

Me ndihmën e golit të shënuar nga Carles Puyol në ndeshjen e parë që u përfundua me rezultat 1-1 në Mestalla, Barcelona ishin më të mirë dhe kalon tutje për në finale të Copa del Rey me ndihmën e Cesc Fabregas i cili shënoj në pjesën e parë dhe Xavi i cili shtoj epërsinë në të dytën me një vetëtimë.

Barca dukej se e kishte të vështirë të gjente ritmin e lojës në fillim të kësaj ndeshje dhe Valencia patën disa raste të mira për të kaluar në epërsi. Për kundër startit të mirë nga Valencia, ishte Barcelona ajo që kaloj në epërsi në minutën e 16 fal një goli të shënuar nga Fabregas.

Barcelona është dashur të dyfishoj epërsinë e tyre kur Lionel Messi zuri një top në pasim nga Adil Rami vetëm që golin e shpëtoj portieri i shkëlqyeshëm i Valencias, falë të cilit rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në minutat e fundit.

Edhe në fillim të pjesës së dytë Valencia dukej më e furishme dhe krijoj raste shënimi vetëm që ato nuk u realizuan. Njëri prej këtyre rasteve shumë të mira për Valencian është ai ku shpëtimtari i Barcelonës, Carles Puyol, u desh të largoj topin në mënyrë akrobatike nga Jordi Alba i cili ishte në pritje për ta goditur topin.

Edhe pse herë pas here Valencia dukej se mund të shënonte, detyra e tyre për të bërë diçka veç u vështirësua edhe më shumë kur Feghouli u largua nga ndeshja me karton të kuq pas një ndërhyrje në mbrojtësin Puyol. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë për të dhe kjo e bëri të pa mundshëm Barazimin në 13 minutat e fundit të pjesës së dytë.

Vetëm pak pasi Aduriz qoi poshtë një rastë të mirë për të Barazuar, Xavi shkatërroi çdo shpresë me një vetëtimë, gjersa Diego Alves vazhdonte ti mohonte Barcelonës golat tjerë duke përfshirë këtu edhe një goditje të lirë nga Lionel Messi.

Barcelona tash ka rastin të arrijnë fitoren e 26 të tyre të Kupës së Mbretit dhe fituesi do të dihet në Maj pas ndeshjes me Athletic Bilbao.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!