Real Madridi klubi më i pasur në botë!

Klubi mbretëror për herë të shtatë radhazi renditet si klubi me të ardhurat më të mëdha në botë duke iu afruar rekordit të cilin e mbanë Manchester United, i cili për tetë vite e kishte udhëhequr këtë listë.
Real Madridi ndiqet nga afër prej Barcelonës të ardhurat e së cilës janë rritur hiq më pak se 13%, duke kaluar shifren 450 milion euro, për herë të parë në historinë e tyre të të ardhurave vjetore.
Një fakt interesant është se është viti i katërt rresht që 7 ekipet e para në renditjen e më të pasurve nuk kanë ndryshuar pozicion.
Pos gjigantëve spanjoll, në këtë listë ndodhet edhe Manchester United, i ndjekur nga Bayern Munchen, Arsenal, Chelsea dhe Milan.
Top 10 klubet më të pasura në botë:
1. Real Madrid €479.5m
2. Barcelona €450.7m
3. Manchester Utd €367m
4. Bayern Munich €321.4m
5. Arsenal €251.1m
6. Chelsea €249.8m
7. Milan €235.1m
8. Inter €211.4m
9. Liverpool €203.3m
10. Schalke €202.4m

