Home » Futboll »

Speciale: Sa do të jetë i rëndësishëm Xherdan Shaqiri për Bayern Munchen?

 
 

Ҫka do të thotë për Bayernin nënshkrimi me Xherdan Shaqirin? A kishin nevojë bavarezët për shërbimet e kosovarit? Cili do të jetë roli i tij në skuadër? Portali Sportshqip.com do të bëjë një analizë mbi atë ҫka mund ti ofroj Shaqiri Bayern Munchen-it.

Me marrëveshjen që u zyrtarizua sot në mes të Baselit dhe Bayernit për transferimin e Shaqirit, lind pyetja që kërkon përgjigjje. A do të jetë Shaqiri zëvenësim për Arjen Robben?

Goli më spektakular që Bayern ka shënuar viteve të fundit mbanë firmën e holandezit Robben, gol i realizuar më 9 mars 2009.
Me Bayern që i duhej goli përballë Fiorentinës në Ligën e Kampionëve, Robben u nis nga krahu i djathtë duke kaluar dy lojtar, pastaj me një goditje që ngjasonte në një projektil të vërtetë shënon gol.

Gjashtë muaj më vonë, në atë kohë vetëm 18 vjeҫar Shaqiri imitoi Robbenin, duke realizuar një gol identik në humbjen e Zvicrës përballë Anglisë me rezultat 3:1.

Gjithqka ishte e njejtë si goli i Robben, nisja e Shaqirit, kalimi dhe goditja nga më shumë se 25 metra.
Por goli i kosovarit kishte diqka më shumë. Atë ditë një yll i ri lindi.

Që nga ajo ditë, Shaqiri ka shënuar shume gola të tillë, madje edhe në Ligën e Kampionëve. Sikurse Robben edhe ai ka një shpejtësi e cila kur bashkohet me aftësitë dribluese dhe goditjet e fuqishme formojnë një lojtar të madh.

Por ngjajshmëri mes Robben dhe Shaqiri ka edhe në aspketin e tyre negativ. Edhe Shaqiri njihet si lojtar kokëfort i cili shumë shpesh ndëshkohet me karton të verdhë, madje që nga debutimi i tij në ligën e parë të Zvicres, ai ka më shumë kartona të verdhë se gola të shënuar.

Dallimi kryesor në mes të dy lojtarëve është se Shaqiri, ndoshta për shkak të moshës së re, nuk është aq eksploziv sa Arjen Robben.

Ngritja dhe shkëlqimi i vazhdueshëm i Shaqirit në Basel u përcjell me kujdes të madh nga top skuadrat europiane, madje Galatasaray gjatë afatit të janarit gati arriti marrëveshje për blerjen e tij.

Por kalimi i tij në Bayern ishte thuajse i sigurt të hënen kur vëllau i tij deklaronte për media, se zemra e Shaqirit lidhet për Bayernin.

Cili do të jetë roli i Shaqirit te Bayerni?
Marrë parasysh faktin që Shaqiri është një anësor i majtë të cilit i pëlqen të luaj në krahun e djathtë,
në vitin e parë te Bayerni pritet të jetë një alternativë për Robben,i cili shpesh mungon shkaku i lëndimeve. Por Xherdani lirshëm dhe fare mirë mund të luaj edhe në krahun e majtë, pozitë e cila mbulohet nga Ribery.

Robben e as Ribery nuk janë lojtar që mund të luajnë gjatë gjithë sezonit shkaku i lëndimeve dhe Shaqiri konsiderohet si një zëvendësim afatgjatë për holandezin dhe francezin.

Por fakti se dy yjet e Bayernit do të luajnë me kombëtaret e tyre në EURO 2012, e Shaqiri mungon shkaku se Zvicra nuk është kualifikuar mund të llogaritet si një bonus për Shaqirin, pasi qe Robben dhe Ribery do të kenë nevoj për pushim, e Shaqiri këtë mund ta shfrytëzoj nëse tregon lojëra të cilat i presim nga ai.

Shpresojmë dhe i urojmë suksese Shaqirit në gjigantin e Bundesligës.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!