Kenny Dalgish: Sir Alex Ferguson është njeriu i duhur per Kombeteren Angleze
Managjeri i Liverpool-it, Kenny Dalgish, me tallje ka bërë thirrje në Federaten e Futbollit Anglez që të bindin Sir Alex Ferguson-in të marrë postin e managjerit të Anglisë.
Me takimin në mes të dy skocezëve që do të mbahet në Old Trafford këtë të shtune, moment më të mirë nuk do të kishte për Dalgish që të flas për kredencialet e rivalit të tij, ndërsa në anën tjetër Ferguson vetëm ka qeshur kur ka dëgjuar sugjerimet për të konsideruar rolin e managjerit të Anglisë.
“Po t’isha FA do të kërkoja më të suksesshmin, dikë që ka pasur rezultatet më të suksesshme me lojtarë Britanez prej se ka filluar Premier Liga,” ka thënë Dalgish. “Nëse ai nuk është në dispozicion atëherë ata duhet të shikojnë tjetër. Ata duhet gjithmonë të fillojnë me më të suksesshmin dhe të vazhdojnë tutje. Ndoshta do të marrësh një “jo” si përgjigje, por duhet të fillosh diku.”
Ndoshta e gjitha kjo është thënë me tallje, por Dalgish nuk iu është bashkangjitur të tjerëve në idenë për një managjer Anglez, edhe pse ai beson se përvoja e lojës angleze është shumë me rëndësi për një trajner që do të udhëheq kombëtaren angleze.
Ferguson në anën tjetër ka bërë shaka rreth sugjerimeve për zëvendësimin e Fabio Capellos duke thënë se FA iu është afruar David Gill për këtë dhe unë kam thënë se do ti njoftoj me 1 Prill.
Kush nuk do të dëshironte një managjer si Sir Alex Ferguson në udhëheqjen e Kombëtares së Anglisë?


