Home » Futboll »

Manchester United shumë i fortë për Liverpoolin!

 
 

Derbi i sotëm midis dy klubeve më të sukseshme në ishull nisi në mënyrë kontraverse, kjo pasi që Suarez refuzoi shtërngimin e duarve me Evra.

Ky veprim i Suarezit ndoshta ishte moment që e elektrizoi tej mase ndeshjen, ende pa filluar ajo.

Që nga minuta e parë e takimit e kuptuam se do të jemi dëshmitar të një ndeshje të madhe. Të dyja ekipet e nisen takimin në një tempo të shpejtë me raste të shpërdoruara nga të dyja palët.

Por edhe pse me disa raste për gol, ekipet shkuan në pushim me rezultat 0:0. Duhet përmendur që në minutën e 45-të Rio Ferdinand me një ndërhyrje të pastër largoi topin nga këmbët e Suarezit, i cili u rrëzua duke tentuar që të nxirrte një faull, me c’rast Ferdinand do të ndëshkohej me karton të kuq sepse ishte lojtari i fundit, por që gjygjtari e pa mirë dhe nuk akordoi goditje dënimi.

Në pjesën e dytë djajtë e kuq filluan vrullshëm dhe që në minutën e 47-të kaluan në epërsi. Ishte Ryan Giggs i cili asistoi për Wayne Rooney i cili shënoi për vendasit 1:0.

Nuk kaluan tre minuta të plotë e Manchester United e dyfishoi epërsinë. Golashënues ishte kush tjetër pos Wayne Rooney i cili kësaj radhe u asistua nga Antonia Valencia.

Nv vazhdim të takimit United kishte edhe raste të tjera e shume lehtë ka mundur ta ngrisë epërsinë.

Me një disavantazh prej 2:0 Dalglish bënë zëvendësim duke futur në lojë sulmuesit Carroll dhe Bellamy, duke tentuar që të bëjë një kthesë e cila dukej thuajse e pamundur.

Nga minuta e 70-të Liverpooli filloi të sulmonte më shumë me Luis Suarez që kishte 2-3 raste. Duhet theksuar se sa here që kishte Suarez topin në pronësi, shoqërohej me fishkëllima nga tifozët.

Mysafirët nga Anfield në minutën e 80-të arritën te goli. Autor i tij ishte i shumëpërfoluri Luis Suarez, i cili i gjend në së miri në tollovinë e krijuar në zonë duke ngushtuar rezultatin ne 2:1.

Ky edhe ishte rezultati final i takimit pas të cilit Manchester United del në krye të tabelës me 58 pikë, së paku derisa City të luaj takimin e tyre përballë Aston Villa.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!