Home » Futboll »

Premier Ligë: Tottenham shkatërron Newcastle-n!

 
 

Tottenham ka shënuar fitore të lartë me rezultat prej 5:0 në takimin përballë Newcastles, takim në të cilin Louis Saha ishte realizator i dyfisht.

Të besuarit e Harry Redknapp-it e nisën ndeshjen në mënyren më të mirë pasi që në minutën e 4-të Assou Ekotte shënoi për 1:0, pas asistimit nga ana e Adebayor.

Vetëm dy minuta më vonë përsëri Tottenham shënon, kësaj here Saha është realizator i golit i asistuar nga Adebayor.
Se Tottenham do të shënonte fitore të lehtë në këtë takim e kuptuam në minutën e 20-të kur përsëri dyshja Adebayor-Saha ishin protagonist, i pari si asistues, i dyti si realizator i golit.

Në minutën e 34-të Adebayor tregon se është një asistues i denjë, pasi për herë të katërt asiston per Krajncar i cili shënon për 4:0. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 65-të Adebayor realizon golin e merituar prej tij, kur pas asistimit nga ana e Sahas shënon për rezultatin 5:0 i cili edhe ishte rezultat final i takimit

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!