Home » Futboll »

Seria A: AC Milan shënon fitore si mysafir!

 
 

Rosonerët kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme si mysafir përballë Udineses.

Një pjesë e dytë fantastike nga Ac Milan ku rikthyen gjithqka për të fituar ndeshjen ndaj Udineses ka bërë që ata të marrin kreun e renditjes në tabelë.

Udinese luajti më mirë gjatë pjesës së parë dhe në minutën e 19-të kaloi në epërsi 1:0 përmes Di Natale.
Ky edhe ishte rezultat i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Milani ishte më kërkues, dhe pas shumë tentimeve Maxi Lopez barazon rezultatin në 1:1, në minutën e 77-të.

5 minuta para përfundimit të takimit ishte Lopez ai i cili asistoi për El Shaarawy i cili shënoi për rezultatin 1:2.

Pas kësaj fitore AC Milan ngjitet në krye të tabelës me 47 pikë të tubuara.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!