Home » Futboll »

Seria A: Thellohet kriza te Interi!

 

Neuroaxurët kanë pësuar humbje befasuese para tifozëve të tyre, duke u mposhtur nga Novara me rezultat minimal 1:0.

Novara ka bërë befasinë e ditës në futbollin evropian duke mposhtur të besuarit e Claudio Ranierit, në një ndeshje të cilën Interi e dominoi gjatë gjithë kohës.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 0:0 edhe pse Interi shpërdoroi raste të shumta për shënim.

E në minutën e 56-të Carraciolo kaloi në epërsi mysafirët, duke u bërë protagonisti i thellimit të krizës te Interi.

Inter pas kësaj humbje mbetet në pozitën e pestë me 36 pikë të tubuara