Home » Futboll »

Shpresat e Barcelones për titull veniten edhe me tej

 
 

Përkundër orvatjeve për një kthim të mundshëm, Barcelona pësoi humbjen e dytë në La Liga dhe njëherit edhe goditjen e dytë ndaj shpresave për titull pas një pjese të parë shumë të mirë nga vendasit.

Një fushë e ngrirë dhe një ekip kundërshtar i inspiruar kontribuuan në disfatën prej 3-2 të Barcelones nga Osasuna këtë të shtune në stadiumin Estadio Reyna de Navarra. Katalanët tani rrezikojnë të mbesin 10 pikë mbrapa rivalëve kryesorë Real Madrid të cilët do të luajnë nesër.

Një dy golësh nga Dejan Lekic i dha Osasunas një start magjik. Pjesa e dytë pa një mori golash pasi që Alexis Sanchez zvogëloj epersin për vetëm disa minuta Raul Garcia më vonë të kthej gjendjen e mëparshme, me fjalë tjera epersin prej dy golave duke shënuar golin e 3 dhe të fundit për Osasunen. Ishte Cristian Tello, lojtari që së fundmi po starton në 11shen e Barcelones, ai që i dha Barcelones prapë shpersa për një kthim ose së paku një barazim të mundshëm. Cristian Tello në minutën e 73 shënoi për të ngushtuar epërsin por kjo ishte e tëra pasi që ndeshja përfundoj me rezultat 3-2.

Ekipi i Pep Guardiolas u mundua të bëj kthes por nuk mundi të bëj lojën e saj të shpejtë mbi një fushë të ngrirë. Guardiola bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë por në vend se të sillet në lojë Iniesta, Xavi apo Fabregas, ai zgjodhi Isaac Cuenca dhe Tello në vend të Carles Poyol dhe Pedros.

Golat për Osasuna në pjesën e parë i shënoi Dejan Lekic në minutën e 4 dhe 22 dhe të tretin në pjesën e dytë e shënon Raul Garcia në minutën e 53. Ndërsa për Barcelonen shënoi Alexis Sanchez në minutën e 51 dhe Cristian Tello në minutën e 73.

Me këtë humbje, Barcelona nesër mund ta gjej vetën 10 pikë mbrapa liderit në La Liga, Real Madrid, nëse këta të fundit arrijnë të mundin Levanten ekipi i vetëm që deri më tani ju ka shkaktuar humbje.  Osasuna më këtë fitore që i shkaktoj Barcelona-s sonte kalon përkohësisht në vendin e 7.

 

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!