Parashikim: AC Milan – Arsenal
Për Thierry Henry,i cili shënoi gol në fitoren e Arsenalit ndaj Sunderland në fundjavë, nëse luan kundër Milanit do të jetë ndeshja e tij e fundit me Topcinjtë.
Te Rosonerët, Alessandro Nesta është kthyer nga lëndimi, por nuk besohet se trajneri Allegri do të rrezikoj shumë dhe pritet që mbrojtësi veteran të qëndroj në stol. E njejta situatë është edhe me brazilianin Pato.
Kevin Prince-Boateng pritet të luaj që nga minuta e parë, pasi në stërvitje ai e ka impresionuar tej mase trajnerin Allegri. Alberto Aquilani do të mungoj shkaku i lëndimit.
Zlatan Ibrahimovic dhe Mark Van Bommel të cilët munguan në ndeshjen e fundit në Seria A shkaku i suspendimit, rikthehen në formacionin bazë të kuqezinjëve.
Formacioni i mundshëm i AC Milan (4-3-1-2): Abbiati;Abate, Mexes, Thiago Silva, Mesbah; Ambrosini, Van Bommel, Nocerino; Boateng; Ibrahimovic dhe Robinho
Te Arsenali, Per Mertesacker nuk ka udhëtuar drejt Italisë pas lëndimit që pësoi në takimin ndaj Sunderlandit, kështu që në qendër të mbrojtjes pritet të vendoset dyshja Vermaelen-Koscielny. Kieran Gibbs është rikuperuar në kohë rekorde dhe do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes.
Thierry Henry mund të luaj ndeshjen e tij të fundit për Arsenalin para se të rikthehet në SHBA, por besohet se Wenger do ta lë në stol legjenden franceze, duke i besuar të riut Oxlade-Chamberlain.
Formacioni i mundshëm i Arsenal (4-3-3): Szczesny; Sagna, Vermaelen, Koscielny, Gibbs; Arteta, Song, Ramsey; Oxlade-Chamberlain, Van Persie dhe Walcott
Parashikimi ynë: AC Milan 1:1 Arsenal



1 Koment
Shume te lodht jeni kallxu n’parashikim!!! AC Milan 2-0 Arsenal