Xherdan Shaqiri: Dua të fitoj kurorën e trefishtë me Bayernin!
Ylli i Baselit, i cili ka 17 paraqitje për kombëtaren zvicerane, do të bashkohet me bavarezët në verë dhe dëshiron që të arrij suskese të mëdha në Allianz Arena.
Xherdan Shaqiri ka deklaruar se në Bayern Munchen shkon me një qëllim të qartë, për ti fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Në një prononcim të shkurt për Sport1 ai është shprehur ” Dua të fitoj, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve me Bayernin “.
Në lidhje me konkurrencën e madhe që e pret për sigurimin e një vendi në formacionin e parë të Bayernit, pasi që aty luajnë lojtar si Ribery, Robben, Muller dhe Kros, Xherdani Shaqiri ka shtuar
” Kudo që shkon ka garë në mes lojtarëve për një vend në formacion, kështu është edhe te Bayerni, por do të punoj shumë për ta arritur një gjë të tillë “.
Shaqiri ka një rast të tregoj vlerat e tij ndaj skuadres së tij të re, pasi klubi i tij i tanishëm Basel takohet me Bayernin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve javën që vjen.


