Home » Futboll »

AC Milan i jep leksion Arsenalit!

 
 

Rosenerët kanë shënuar një fitore bindëse në shtëpi kundër Arsenalit me rezultat të thellë 4:0 dhe janë me një këmbë pranë kualifikimit për në 1/4 e finales.

Të besuarit e Massimiliano Allegrit që nga minuta e parë e takimit treguan se nuk pranojnë asnjë rezultat tjetër përvec fitores duke krijuar raste për shënim që nga fillimi i takimit.

Në minutën e 15-të Milani kalon në avantazh përmes të rikthyerit nga lëndimi Kevin Prince-Boateng i cili realizon një supergol pas asistimit nga ana e Nocerinos.

Edhe në vazhdim Rosonerët vazhduan lojën e tyre sulmuese, me Arsenalit që ishte shumë statik. Pas një depërtimi fantastik nga krahu i majtë, Ibrahimovic jep një krosim të shkurtër për Robinhon i cili shënon me kokë për rezultatin 2:0. Ndodhi kjo në minutën e 38-të të ndeshjes. Ky edhe ishte rezultati me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë Milani hyri me të njejtin ritëm sic e kishte në pjesën e parë. Zhvillohej minuta e 49-të kur Robinho shënon golin e tretë për Milanin dhe të dytin personal, pas asistimit nga Ibra.

Edhe në vazhdim rosonerët vazhdojnë me sulme, derisa topcinjtë shumë rrallë arrijnë te porta e Abiattit.

Në minutën e 78-të Johan Djourou ndërhynë në mënyrë të gabuar në Zlatan Ibrahimovic dhe gjygjtari akordon një penalti, të cilën në gol e shëndrron Ibrahimovic për rezultatin përfundimtar 4:0.

Me këtë fitore të thellë lirisht mund të themi se Milani vazhdon tutje pasi që vështirë se Arsenali mund ta shkrijë këtë epërsi.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!