Kevin Prince Boateng rikthehet nga lëndimi
Ganezi Kevin-Prince Boateng i cili ishte jashtë fushave të gjelbërta për shkak të lëndimit të muskujve në ndeshjen kundër Interit muajin e kaluar, mirëpo nëpërmjet Twitter-it të tij ai ka paralajmëruar se do të luaj kundër Arsenalit.
Kevin-Prince Boateng i ka dhënë shpresë të mëdha AC Milan duke paralajmëruar rikthimin e tij nga lëndimi dhe se është i gatshëm të luaj sonte në rrethin e parë të ndeshjeve eliminuese të UEFA Champions Leagu kundër Arsenali-t.
Mesfushori ofensivë 24-vjeqari Boateng i cili vuante nga një lëndim muskulor prej muajit të kaluar në derbin e humbur kundër Interit mirëpo në fillim të kësaj jave ai u rikthye në trajnim të plotë dhe siç ka paralajmëruar në Twitter-in e tij ai do të luaj sonte kundër Arsenalit në San Siro.
“Unë jam i gatshëm për të luajtur sonte dhe do ta japë maksimumin….. forca Milan” ka shkruajtur Boateng.
Trajneri Massimiliano Allegri ka një plus të madh pasi që mesfushori ofensivë është i gatshëm për të luajtur sonte, pasi ai nuk do të ketë shërbimet e Gennaro Gattuso, Alberto Aquilani dhe Alexander Merkel.
Braziliani Alexander Pato dhe mbrojtësi Alessandro Nesta rifilluan trajnimin bashkë me Boatengin në fillim të kësaj jave, mirëpo ende nuk është konfirmuar se a do të luajnë sonte kundër Arsenalit.



