Home » Futboll »

Jorge Jesus: Benfica luajti me dinjitet, ishte turp që pësuam golin e tretë!

 
 


Trajneri portugez duke folur se në cilat kushte u zhvillua ndeshja, beson se në rrethin e dytë do të siguroje rezultat të mirë.

Trajneri i Benfikës Jorge Jesus beson se skuadra e tij e meritonte barazimin në rrethin e parë të ndeshjeve të UEFA Champions League kundër Zenit St. Petersburg e cila përfundoi me rezultat 3-2

Skuadra portugeze besoi se siguroi rezultat të mirë në rrugëtimin e tyre në Rusi kur Oscar Cardozo barazoi shifrat në minutën e 87-të, mirëpo ai gëzim zgjati vetëm një minutë kur edhe Roman Shirokov ngriti epërsinë për Zenitin, një epërsi e vogël për në ndeshjen e kthimit.

Trajneri Jesus tha se Benfica meritonte rezultat të mirë dhe theksoi se skuadra e tij është e aftë për ta mposhtur Zenitin në Estadio da Luz.

“Më keq se temperatura ishte fusha, Zenit është mësuar të luaj në kushte të tilla. Benfica luajti me dinjitet, ishte e turpshme që pësuam golin e tretë. Ende gjithçka është e hapur ne kemi të gjitha kushtet për ta mposhtur Zenitin para adhuruesve tanë. Ne po e lëmë Rusinë si humbës por jo të bindur. Pas asaj që bëmë sot, ne besojmë se do të ja dalim më tutje” ju tha mediave trajneri Jorge Jesus

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!