Manchester United në garë për Mario Gotze!
Agjenti i talentit gjerman ka deklaruar se edhe gjigantët anglez janë në garë për mesfushorin e Borussia Dortmund, kartoni i të cilit vlerësohet hic më pak se €40milion nga klubi gjerman.
Gotze, 19 vjeqar, ishte pjesë e rëndësishme e Dortmundit edicionin e kaluar kur edhe u shpallën kampion në Bundesligë, derisa për shërbimet e tij janë të interesuara klubet më të mëdha në Europë u shpreh agjenti i tij Dirk Hebel.
” Mendoj se të gjitha klubet e mëdha të Europës janë të interesuara për Mario Gotze-n. Unë mund të konfirmoj kontaktet që kam pasur me klube si Juventus dhe Manchester United, por kontakte ka edhe nga klube të tjera ” ka deklaruar Hebel për Calciomercato.com
” Manchester United ishte shumë serioz në bisedimet që kishim, prandaj shumë lehtë lojtari mund të përfundoj duke luajtur në Old Traford ” ka vazhduar Hebel.
” Nuk e di nëse Gotze do të largohet gjatë verës, Ju duhet të pyesni Borussia Dortmundin për këtë gjë. Por e di se ata nuk do ta shesin për më pak se €40milion. Edhe nëse qëndron te Dortmund ai do të jetë i lumtur ” përfundoi Hebel


