Home » Futboll »

Neymar duhet ta zgjedh Barcelonen ne vend te Real Madridit

 
 

NeymarIsh lojtari i Brazilit, Everisto, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për të dy gjigantët Spanjoll, beson se më mirë do të ishte për bashkvendasin e tij të shkoj në Camp Nou

Everisto beson se Neymar duhet ti bashkëngjitet Barcelonas kur të vendos të lë klubin e tij Santos sepse kjo do të ishte më mirë për të. Everisto i cili ka luajtur për të dy ekipet, FC Barcelona dhe Real Madrid, thotë se sulmuesi i shumë-kërkuar do të përshtatej më mirë në Barcelonë.

“Do të ishte më mirë për Neymar të nënshkruaj për Barcelonës në vend të Madridit,” deklaroi Everisto gjatë një interviste me Sport.

“Barcelona luan më shumë si një njësi ndërsa Real Madrid është më shumë individualitet. Neymar do të përshtatej shumë mirë në Barcelona dhe kjo do të jetë më mirë për të.”

Everisto gjithashtu ka përjashtuar pohimet se Barcelona do ta ketë të vështirë ti bëj vend Neymar në front i cili është i ndërtuar rreth Messit.

Ai tha, “Messi dhe Neymar janë kompatibel, dhe nuk do të ketë problem sepse Neymar vetëm se do të dyfishonte punën e mirë që bënë Messi.

Ata do të jenë fantastik, Messi do i ndihmonte Neymarit ashtu si Neymar Messit.

Evaristo gjithashtu pranoj se Messit nuk i duhet edhe aq ndihmë duke besuar se ai është superior ndaj lojtarit të Real Madridit Cristiano Ronaldo.

“Messi është një individ shumë i mirë, shumë i fort,” tha ai. “Cristiano Ronaldo është gola-shënues, jo një lojtar i cili bënë lojë. Para golit ai është shumë i rrëzikshëm.”

Evaristo ka shijuar pesë-vite të mira në Barcelonë para se të largohej për në Real Madrid në vitin 1962.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!