Home » Futboll »

Liga Evropiane: Edhe Manchester City viktimë e abuzimit racor

 
 

Manchester City ka informuar delegacionin e UEFAs se kanë për qëllim të bëjnë ankesë për abuzim racor që lojtarët e tyre kanë pësuar gjatë fitores 2-1 ndaj Portos në Ligën Evropiane

Sulmuesi Mario Balotelli është ankuar se ka qenë subjekt i abuzimit racor dhe mesfushorin Yaya Ture e mbështet këtë pohim, dhe kjo bënë që City të informoj delegacionin e UEFA për planet e tyre që të bëjnë ankesë.

Edhe pse managjeri Roberto Mancini nuk ka dëgjuar abuzimin, Balotelli ju ka treguar zyrtarëve të klubit se gjatë lojës në Estadio do Drago, lojë të cilën City e ka fituar me rezultat 2-1, ka dëgjuar fansat të brohorisnin në mënyrë abuzive.

Raporte të ndryshme qarkullojnë se gjatë lojës Balotelli dhe Toure ishin subjekt i zërave të majmunit. Por kur u pyet për këtë Mancini tha: “Nuk i kam dëgjuar këto sepse isha i koncentruar në lojë. Nuk e di nëse ka ndodh kjo ndaj Marios dhe Yayas.” Kur u pyet nëse ndonjëri nga lojtarët ia ka përmend këtë atij, ai tha “jo”

Në anën tjetër Toure, duke folur për Sky Sports News, ka konfirmuar se ka dëgjuar diçka nga bankinta. “Kjo është arsyeja pse të gjithë e duam Premier Ligën për shkak se atje kjo kurrë nuk ndodhë,” tha Yaya Toure.

“Ndoshta në vendet tjera nuk i presin mirë lojtarët e zinj. Mendoj se në të ardhëm kjo do të ndryshoj, ata do të ndryshojnë mendjen e tyre dhe loja do të jetë më e hapur.

“Futbolli është futboll dhe tifozët vijnë të kënaqen me lojën, dhe ne nuk dëshirojmë që këto gjëra të ndodhin. Mario tanimë është në gjendje ti kontrolloj gjërat e tilla dhe kjo është shumë e rëndësishme për klubin,” deklaroj Yaya Toure.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!