Mourinho: Është sukses ta mundësh Barcelonën qoftë edhe me vetëm me një pikë më shumë

Portugezi ka pranuar se ka dëshirë që skuadra e tij të siguroj La Liga titullin sa me herët që është e mundur, por në qoftë se vijë puna pranon të jetë edhe vetëm një pikë përpara në fund të sezonit.
Trajneri kontraverz i Real Madridit, Jose Mourinho, insiston se në këtë fazë nuk ka rëndësi se sa pikë është skuadra e tij para Barcelonës përderisa Real Madrid fiton titullin La Liga në fund të sezonit.
Real Madrid tanimë ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj rivalit të tyre Barcelonës, por Mourinhos i intereson vetëm të fitoj titullin La Liga në fund të kampanjës, dhe do të ishte tejet i kënaqur nëse do ta fitonin me vetëm një pikë diferencë.
“Është e qartë se epërsia që kemi ndaj ekipit të dytë në tabelë është shumë e mirë për ne, dhe kjo e vë Barcelonën në një pozitë të palakmueshme,” tha Mourinho në konferencë për shtyp.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë njëjtë sepse rivalët tanë janë një ekip shumë i mirë të cilët kanë aftësi të nxjerrin rezultate të mira.
“Ne dëshirojmë të fitojmë secilën lojë dhe të vendosim fatin e ligës sa më shpejt që është e mundur. Por, do të ishte sukses edhe nëse e fitojmë titullin me vetëm një pikë më shumë.”
Real Madrid nesër pret Racing Santander në Santiago Bernabeu dhe këtu ka mundësi që epërsia ndaj Barcelonës të shtohet edhe më shumë.

