Home » Futboll »

Juventusi rikthehet në krye të tabelës!

 
 

Zonja e Vjetër ka mposhtur në shtëpi Catanian me rezultat 3:1, fitore e cila e vendos Juven 2 pikë mbi Milanin në krye të tabelës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Barrientos, në minutën e 4-të të takimit. Në vazhdim Juventusi shtoi presionin në Catanian dhe në minutën e 22-të barazoi rezultatin. Ky edhe ishte rezultat me te cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Juventusi vazhdoi me sulme dhe në minutën e 74 kalon në avantazh përmes qendërmbrojtësit Chiellini.

Në minutën e 81-të Quagliarella shënoi për rezultatin përfundimtar Juventus 3:1 Catania.

Pas kësaj fitore Juventusi merr kryesimin e tabelës me 49 pikë të tubuara, dy më shumë se AC Milan.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!