Serie A – Inter edhe një humbje tjetër si vendas ndaj Bolognes
Vazhda e keqe e Interit për rezultate po vazhdon edhe me tutje pas humbjes së tyre pre 3-0 ndaj Bologna në Stadiumin Guiseppe Meazza.
Dy gola të shënuara nga veterani Marco Di Vaio ngriti në epërsi Bolognan që në pjesën e parë dhe në pesë minutat e mbetura të pjesës së dytë Robert Acquafresca dënoi dhe shkaktoj humbjen e katërt të Nerazzurrëve në Serie A dhe njëherit shton presionin mbi trajnerin Claudio Ranieri.
Forma e mjerë e Interit nuk duket se ka përmirësim edhe në javën e ardhshme kur ata do të udhëtojnë në Marseile për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve para se të vizitojnë Napolin ne fundjavë.
Humbja e fundit dërgon Interin në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa Napoli të cilët kanë fituar 2-0 ndaj Fiorentina dalin në vendin e pestë mbi Interin. Nëse Roma fiton këtë të shtune atëherë kampionët e 2010 do të zbresin edhe me poshtë në tabelë.
Interi hyri në këtë takim me vetëm një pikë të marrë në katër ndeshjet e fundit, vazhda më e keqe e tyre në Serie A për tetë vite.
Atyre ju mungonte mesfushori Dejan Stankovic dhe sulmuesi Diego Milito, por një sukses prej 13 ndeshjeve të fituara të njëpasnjëshme kundër Bolognas është dashur të ju ndihmoj të besojnë se mund ta mundin dhe të bëjnë kthesë nga humbja 1-0 nga ekipi në fund të tabelës Novara.
Ranieri ka meritat për punën që ka bërë pasi ngriti Interin sipër në tabelë pas pesë ndeshjeve të Gian Piero Gasperini si trajner në fillim të sezonit, por tani ai gjendet me një këmbë jashtë pasi ekipi i tij gjendet në pozitë të mjerë në këtë fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

