Është Lionel Messi (Video)
Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi paraqitjen e tij të 200-të për Barcelonën e ka festuar në mënyrën më të mirë, duke shënuar plotë 4 gola në fitoren e Barcelonës përballë Valencias me rezultat të thellë 5:1.
Valencia kaloi e para në avantazh në minutën e 9-të të takimit përmes Pablo Piatti i cili e konkretizoi në gol pasimin e Feghouli-t.
E vazhdimi i takimit i takoi atij, numrit një në botë, Lionel Messit i cili shënoi hiq më pak se 4 herë (në minutat 22′ 26′ 76′ 85′) duke festuar në mënyrë mahnitëse ndeshjen e tij të 200-të për Barcelonën.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi i rikthyeri nga lëndimi Xavi Hernandez në minutën e fundit të takimit.
Pas kësaj fitore Barcelona mbetet e dyta në renditjen tabelare, 10 pikë larg Real Madridit.

