Premier Ligë – Mourinho ju thotë tifozave të Chelseat ta mbështesin AVBn
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, këtë të diele ka këshilluar tifozët e mllefosur të ish klubeve të tij Chelsea dhe Inter që ti mbështesin trajnerët e klubeve të tyre.
Tifozët e Chelsea gjatë ndeshjes për FA Cup me Birmingham e cila përfundoj baraz kanë kënduar emrin e atij që njihet si ‘Special One’, pasi tifozët e Interit e kishin bërë të njëjtën gjë të premten kur në Seria A Interi pësoj disfat prej 3-0 në fushën e vetë kundër Bolognas.
Rezultatet shtuan presionin ndaj managjerëve të tanishëm të Chelseat, Andre Villas-Boas, dhe të Interit, Claudio Ranieri.
“Mesazhi im për tifozët është se i dua shumë Chelsea-n dhe Interi-n, por do ti preferoja ata ti përkrahin ekipet dhe trajnerët e tyre,” tha Mourinho gjatë konferencës për shtyp pas fitores së Real Madridi prej 4-0 ndaj Racing Santander.
“Unë jam e kaluara, një e kaluar shumë e mirë, por më nuk jam atje dhe ata të gjithë duhet të luftojnë së bashku.”
Mourinho i ka sjell Chelseat titullin e Premier Ligës Angleze në vitin 2005 dhe 2006. Aftësitë e tij si trajner më pas i dhuruan Interit treshen, Seria A, Italian Cup dhe Ligën e Kampionëve, në vitin 2010.
Edhe Ranieri është në situatë të ngjashme me trajnerin e Chelseat pasi Inter gjendet në vendin e gjashtë në tabel në Seria A duke pësuar tri humbje të njëpasnjëshme në tri ndeshjet e fundit.

