Jose Mourinho: Real Madridi duhet të jetë i fortë për ti kapërcyer kushtet e pafavorshme në Moskë

Trajneri portugez thotë se Los Blancos duhet të japin maksimumin e tyre për ti kapërcyer kushtet e ngricës dhe fushes artificiale në Luzhniki stadium
Trajneri i Real Madrid portugezi Jose Mourinho thotë se Los Blancos duhët të japin maksimumin e tyre të martën mbrëmje në rrethin e parë të ndeshjeve në UEFA Champions League kundër CSKA Moscow.
Trajneri portugez thotë se bari artificial në Luzhniki Stadium dhe temperaturat e ulta ne kryeqytetin Rus të cilat mund të jenë minus 10 gradë në natën kur do të zhvillohet ndeshja, do të jetë një sfidë e vështirë për Los Blancos në rrethin e parë.
“Ne duhet të jemi më të fortë se zakonisht, kjo për shkak të kushteve të cilat jane të vështira atje ” ju tha Mourinho gazetarve në konferencë për shtyp.
“Fusha articiale nuk është e njejtë si fusha natyrale. Minus 10 gradë nuk është njejtë si 10 gradë. Ne duhet të jemi në nivelin më të lartë të lojës tonë për ti tejkaluar të gjithë këta faktorë”.
Mourinho pret që CSKA Moscow të ja vështirësoi puntë Real Madrid.
” Ne duam që të fitojmë një titull shumë të rëndësishëm. Jemi duke ecur mirë ne ligë, por dëshirojmë të bëjmë diçka të madhe në Champions League”.

