Maradona: Jose Mourinho trajneri më i mirë

Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona, ka shpaluar mendimin e tij duke thënë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është trajneri më i mirë në botë!
Maradona gjithashtu ka treguar respektin e tij për trajnerin e Barcelonë, Pep Guardiola, por ka theksuar se aftësia e portugezit për të krijuar diçka nga asgjë është ajo që e ndan at nga trajnerët tjerë.
“E adhuroj Mourinho, si njeri si trajner dhe si psikolog që është. Për mua ai është më i miri. Ai ka aftësi të shndrroj një monedh në rozë dhe kjo është arsye pse unë e adhuroj atë. Nuk jam i dashuruar në të apo diçka, por ai është një tip i jashtëzakonshëm,” tha Maradona për sport360.
“Pep është një njeri i shkelqyeshëm. E njoh atë shumë mirë, por ndoshta ai nuk arrin të marr lëvdata ngase ka lojtar të sheklqyeshëm. Por mos të harrojm se Pep është shumë i ri dhe ka një karier para vetës.”
Legjenda e futbollit Argjentinas më pas vazhdoj duke thënë se beson se Barcelona ka hequr dorë nga La Liga dhe është përqendruar në Ligën e Kampionëve.
“Barcelona do vë gjithçka në Ligën e Kampionëve pasi që Premiera Devison është e Madridit kësaj radhe.”
Maradona më pas foli për admirimin e tij ndaj gjigantëve Katalunas para se të fliste për portierin Victor Valdes.
“Barcelona është aq ekip i mirë sa që edhe një portier i keq duket i mirë. Është e vërtetë. Valded është i keq! Por me gjith ata lojtar të mirë që ka para vetës edhe ai duket i mirë.

