Johan Cruyff: Messi më spektakulari, por Xavi më i mirë!
Legjenda e gjalle e Barcelones Johan Cruyff ka thënë se Messi është më spektakulari, por Xavi është më i mirë!
Argjentinasi Messi është cilësuar si lojtari më i mirë i brezit të tij, por ish ylli i Ajax-it ka thënë se plejmejkeri, spanjolli 31- vjeqar është një hapë më përpara se fituesi i trefishtë i Fifa Balon d’Or.
“Lojëtari më i mirë në botë nuk ekziston, sepse ka pozicione të ndryshme” ka thënë Cruyff për ESPN.
“Ka lojtar spektakolar si Messi. Por në qoftë se ju shihni një djalë si Xavi, i cili kontrollon topin dhe menaxhon ritmin e lojës, ai është gjithashtu një lojtar i madh, por krejtësisht ndryshe nga Messi”.
“Është shumë vështirë për të treguar se cili është më i miri. (Në syt e mi), Messi është më spektakolari, por Xavi është më i miri”.


