Allegri: Nuk kam probleme me Ibrahimovic!
Duke folur para sfidës së të dielës ndaj Lecces, trajneri i rosonerëve ka mohuar spekulimet se ai dhe sulmuesi 30-vjeçar kanë probleme.
Pas humbjes 3:0 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, sulmuesi suedez kishte deklaruar se ai nuk ndihet mirë kur luan jashtë pozicionit, derisa u raportua se lojtari dhe trajneri kishin një zënkë.
” Unë nuk kam dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me Ibran ” ka deklaruar Allegri gjatë konferencës për shtyp.
” Gjatë një sezoni është normale që mund të kemi ide të ndryshme, apo diskutime të cilat janë të rëndësishme në këtë moment të sezonit “.
” Ibrahimovic nuk tha asgjë të keqe. Është normale që ai ka të njëjtën dëshirë për fitore sikur unë. Objektivi ynë është fitorja. Të gjithë punojmë që të arrijmë objektivin final ” përfundoi Massimiliano Allegri.


