Home » Futboll »

Altin Lala në Bayern Munich?

 

Bayern Munich mund të bëhet me dy lojtar shqipëtar nga sezoni i ardhshëm. Xherdan Shaqirit në Bayern mund ti bashkohet edhe ish-kapiteni i kombëtares sonë, Altin Lala.

Raportohet se Bayern është i interesuar të sjellë Lalën në Munich për të luajtur për rezervat e Bayernit, si transferë i lirë, pasi atij i përfundon kontrata me Hannover në fund të këtij edicioni.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, Lalës i është ofruar mundësia e kalimit në Munich nga ana e Michael Tarnat, i cili kishte luajtur bashkë me mesfushorin tonë për 5 vite sa ishte te Hannoveri.

Lala ka mbrojtur 78 herë ngjyrat e kombëtares sonë, derisa te Hannoveri është që nga viti 1998.