Formula 1: McLaren dominues në Malejzi

Lewis Hamilton kishte një performancë fantastike në provat zyrtare në Malejzi, për të siguruar një Pole Position, derisa McLaren duket që është i pakapshëm nga të tjerët këtë sezon.
Për ta vërtetuar atë se McLaren është skuadra për tu mposhtur këtë e vërtetoi Lewis Hamilton, i cili që në tentimin e parë kaloi rrethin për 1:36.219, kohë kjo që ishte e pa arritshme për pilotët e tjerë deri në fund të garës.
Shoku i Hamiltonit te McLaren, Jenson Button përfundoi i dyti, i ndjekur nga legjenda në Formula 1, Michael Schumaher.
Mark Webber regjistroi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas vetes edhe njëherë shokun e tij të skuadrës, kampionin aktual Sebastian Vettel i cili u rendit vetëm në vendin e gjashtë.

