Robben: Kemi bërë një hap të madh drejt gjysëmfinales!
Anësori holandez ishte shumë i lumtur për fitoren e arritur si mysafir tek Marseille, dhe beson që Bayern tani është shumë pranë gjysëmfinales.
Golat nga Mario Gomez dhe Arjen Robben i dhanë Bayernit një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim dhe Robben ishte shumë i kënaqur me rezultatin final.
” Ky ishte një rezultat shumë i mirë. Është e shkëlqyeshme kur fitoni si mysafir në çerekfinale me rezultat 2-0. Ne kemi bërë një hap të madh drejt gjysëmfinales ” deklaroi Robben pas ndeshjes.
” Ne ishim të përqendruar, sepse e dinim që Marseille ka një skuadër të fortë. Ata kishin eliminuar Interin, prandaj ne duhej të bënim shumë kujdes.”
” Të gjithë po flasin për ndeshjen Real Madridi – Bayern Munich, mirëpo së pari duhet të eliminojmë Marseillen [para se të mendojmë për kundërshtarin e radhës].”


