Ibrahimovic: Tani e kuptoj Mourinhon!
Sulmuesi suedez ishte i frustruar me vendimin e gjyqtarit Bjorn Kuipers për penalltinë e dytë të dhënë për Barcelonën.
Zlatan Ibrahimovic nuk e fshehu mllefin e tij për vendimin kontestues që Kuipers e mori në Camp Nou.
” Këtë ndeshje e prishi gjyqtari Kuipers me siguri. Turp duhet të ketë. Nuk mund të besoj si mund ta marrë një vendim të tillë kur topi nuk ishte në lojë” deklaroi Ibrahimovic pas ndeshjes.
” Edhe kur goditja nga këndi u krosua topi nuk po shkonte në drejtim të Nesta apo Busquets.”
” Tani e kuptoj Mourinhon se si ndihet ai, sa herë që e viziton Camp Nou ” përfundoi Ibrahimovic.


