Muniain: Raul një shembull për të gjithë futbollistët!

Talenti i Athletic Bilbao, Iker Muniain, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin e Schalkes, Raul Gonzales, para përballjes në mes të dy skuadrave, të enjten në San Mames.
Tinejxheri spanjoll beson që ish-ylli i Real Madridit, i cili tani po luan në Bundesliga, mbetet një ndër golashënuesit më të mirë në histori të futbollit.
” Është çmenduri ajë që bënë Raul. Ai është lojtar që ka luajtur aq shumë me Real Madridin, duke fituar gjithë ata trofe me ta, me gjithë ato gola të shënuara, dhe ende nuk ngopet. Ai ende provon të përmirësohet. Është mahnitëse ” ka thënë Muniain për Uefa.com
” Çdo njeri i admiron lojtarët që kanë bërë arritje të medha, dhe Raul është një shembull për të gjithë futbollistët. Ai është një ndër më të mirët.”
Raul ka një regjistruar një rekord prej 323 gola, në 741 paraqitje për Los Blancos, para se të largohej në drejtim të Schalkes në vitin 2010.

