Casillas: Mund ta humbim La Liga!

Portieri i Real Madridit mendon që suksesi në Ligë nuk është i garantuar, ndërsa ka shtuar që ata merituan një rezultat më të mirë kundër Valencia.
Barazimi i së dielës pa gola kundër Valencias e ka lënë Realin vetëm katër pikë para Barcelonës në renditjen tabelare, ku në më pak se një muaj ishte +10 pikë.
” Besoj që ne mund ta humbasim La Ligën, sepse edhe Barcelona po lufton dhe ende nuk kemi fituar asgjë” tha Casillas pas ndeshjes.
” Nuk kemi thënë asnjëherë se e kishim fituar titullin.”
” Askush nuk e priti një rezultat negativ në Bernabeu, por ishte një ndeshje e vështirë, një lojë e tillë që njerëzit dëshirojnë ta shohin në TV” vazhdoi Casillas.
” Ndoshta ne kishim shanse me të shumta dhe me të mira për shënim, por edhe Valencia i kishte rastet e saj.”

