Guardiola: Vështirë të arrihet Real Madridi!

Katalanasit kanë ngushtuar distancën me Real Madridin në vetëm 4 pikë, dhe do të provojnë që kjo distancë të mbetet në vetëm një pikë, në ndeshjen kundër Getafes.
Pep Guardiola edhe një herë ka deklaruar që shanset e tyre për titull janë minimale, duke shtuar që më vështirë është të arrihet Reali tani, se sa kur ishte diferenca 10 pikë!
” Ata mund të lëshojnë pikë, ne jo. Është më vështirë tani, se sa kur ishim 10 pikë mbrapa” deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp.
” Disa po mendojnë që ne e fituam titullin, por dua tu them që 4 pikë mbrapa Realit është distancë e madhe. Duhet shumë punë për ti kapur ata.”
” Asnjë ekip në histori nuk ka arritur të shkrijë distancën kur Reali ka qenë +10 pikë.”
Guardiola u shprehë edhe në lidhje me atë që shumë njerëz mendojnë që Barcelona i ka të sigurta 3 pikë në El Clasico që luhet më vonë gjatë këtij muaji.
” Nuk janë të fituara 3 pikët ndaj Real Madridit. Ne duhet të luajmë kundër tyre dhe kam frikë që mund ti humbasim 3 pikë në atë takim” përfundoi Guardiola.

