Parashikim: Wigan Athletic – Manchester United

Roberto Martinez pregatitet për takimin me kampionët në fuqi, me mendjen te tri humbjet 5-0, në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave.
Asnjëra skuadër nuk ka ndonjë lojtar të suspenduar, mirëpo te dyja ekipet kanë probleme me lëndimet.
Trajneri Roberto Martinez është pa sulmuesin kolumbian Hugo Rodallega në këtë përballje.
Në vendin e tij, vijën sulmuese do ta udhëheq ish-lojtari i Chelseas, Franco Di Santo.
***
Sir Alex Ferguson ka lëndime të shumta në ekip. Anderson është shumë afër rikthimit, ndërsa Nemanja Vidic dhe Darren Fletcher
janë mungesa afatgjate. Megjithatë lajmet e mira janë që Nani dhe Michael Carrick janë rikuperuar në kohë dhe janë të gatshëm për udhëtimin në DW Stadium.
A e keni ditur se:
Wigan Athletic ka një rekord tejet negativ në pesë ndeshjet e fundit kundër djajëve të kuq, pesë humbje me golaverazh 21-0.
Vendasit do të ishin shumë të lumtur me një barazim ndaj Unitedit.
Wigan ka shënuar vetëm katër gola në 14 përballjet e fundit
***
Manchester United ka fituar pesë ndeshjet e fundit pa pranuar asnjë gol.
Wayne Rooney ka shënuar 30 gola në të gjitha garat këtë sezon
United qëndron në krye të tabelës, tetë pikë para rivalëve të qytetit.
Parashikimi ynë: Wigan Athletic 0-3 Manchester United


