Home » Futboll »

Parashikim: AC Milan – Genoa

 

Të besuarit e Massimiliano Allegrit do të kërkojnë fitore në këtë përballje me Genoan, fitore kjo e cila do ti rikthente rosonerët në krye të renditjes.

Te Milani portieri Abbiati ka lënë pas lëndimin e tij dhe është i gatshëm për këtë takim. Gjithashtu Alberto Aquilani dhe Bonera janë gati për këtë takim, pasi ishin të suspenduar në ndeshjen ndaj Chievos.
Mesfushori holandez Mark van Bommel është rikuperuar në kohë dhe do të luaj nga minuta e parë, por fatin e tij nuk e kanë Boateng, Thiago Silva dhe Pato, që vazhdojnë të qëndrojnë në infermieri.

***

Genoa edhe pas emërimit të Alberto Malesanit në krye të stolit nuk e ka kaluar aspak këtë formë të keqe nëpër të cilën po kalon.
Ish lojtari i Milanit Kakhaber Kaladze është i lënduar dhe do të mungoj, ndërsa një tjetër ish-rosoner Alberto Gilardino pritet të vendoset në bankën rezervë, me Ze Eduardo që do të okupoj vendin e tij në formacionn startues.

A e keni ditur se:

AC Milan ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit përballë Genoas.
Milan ka pranuar vetëm 9 gola në shtëpi gjatë këtij sezoni.
Zlatan Ibrahimovic është golashënues më i mirë në Serie A, me 23 gola.

***

Genoa nuk ka shënuar fitore në 10 ndeshjet e fundit.
Ata kanë mbrojtjen më të dobët në ligë, me 58 gola të pësuara.
Gilardino ka shënuar 3 gola për Genoan.

Parashikimi ynë: AC Milan 3-0 Genoa